19:40, 11 Shtator 2018

Blero Muharremi po vjen me diçka të re.

Këngëtari e ka bërë një paralajmërim në llogarinë e tij në Instagram, duke e postuar një fotografi dhe tek përshkrimi ka shtuar fjalët: “Kënga e re po vjen… shumë shpejt… kjo është e “thellë”. I dua gjithë fansat e mi dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej”.

Ky informacion i ka gëzuar ndjekësit e tij, të cilët menjëherë e kanë përkrahur dhe i kanë bërë pyetje se kur saktësisht do të bëhet publikimi i kësaj këng të re.