Çka po e shton motivimin e Ronaldos? NULL NULL 15.12.2017 21:30 15.12.2017 21:30 Cristiano Ronaldo ka thënë se rekordi që e ka arritur si top golashënues në Kupën e Botës për Klube ia shton motivimin që të luftojë më shumë. “Jam shumë i lumtur, [rekordi] është diçka që më bën krenar, si pjesë e rrugës në të cilën jam në futboll”, tha Ronaldo për mediumin e klubit zyrtar. “Të bëhesh top golashënues është një nder, më jep motivim që të vazhdoj së punuari me gëzim dhe që të vazhdoj së bëri sakrifica”. “I falënderoj bashkëlojtarët e mi, pa ta do të ishte e pamundur të fitohet. Jam shumë i lumtur, më jep incentivë të shtuar që të vazhdoj së luftuari dhe që t’ua kthej njerëzve që më kanë përkrahur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.