11:30, 17 Prill 2018

Pas një debati të ashpër të zhvilluar nga Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Deputetit të LDK-së, Anton Çuni, disa pjesëmarrës të seancës së sotme janë mbledhur tek foltorja e Kuvendit.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij grubullimi por ky moment ndodhi pas përplasjes për milionat mes Halitit dhe Çunit, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti gjatë seancës së sotme kërkoi nga deputeti i LDK-së, Anton Çuni që të ofrojë fakte në lidhje me deklaratat se Haliti kishte pranuar 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të UÇK-së.

Në në të kundërtën sipas Halitit, Çuni le të ofrojë dorëheqje, njofton Klan Kosova.

Interesante