Çka është Pap Testi? NULL NULL 14.11.2017 15:00 14.11.2017 15:00 Pap-testi është procedurë për të testuar ndryshimet kanceroze të qafës së mitrës. Përfshin marrjen e qelizave prej qafës së mitrës, në sipërfaqen e jashtme të saj, na kanalin e qafës së mitrës si dhe muret e sipërme të vaginës. Perse bëhet Pap-testi? Pap-testi përdoret për gjetjen e shenjave të kancerit të qafës së mitrës. Nëse kapet herët, shansi për të kuruar është shumë i lartë. Pap-testi gjithashtu mund të gjejë infeksione dhe qeliza jo normale të qafës së uterusit të cilat mund të kthehen në qeliza malinje. Trajtimi mund të parandalojë zhvillimin e shumë rasteve të kancerit të cerviksit. Cila është përgatitja? Të shmangen marrëdhëniet seksuale, dushi vaginal apo përdorimi i medikamenteve vaginale, të paktën dy net para testit. Preferohet që testimi të zhvillohet menjëherë pasi të keni përfunduar ciklin. A është i domosdoshëm Pap- testi për të gjitha gratë? Është e rëndësishme për të gjitha gratë që të bëjnë Pap- test, së bashku me ekzaminimin e pelvisit, si pjesë e kujdesit të tyre shëndetësor rutinë. Ju duhet një Pap-test nëse jeni: 21 vjeç ose më e rritur Nën 21 vjeç dhe keni të paktën 3 vite ose më shumë, që keni jetë seksuale aktive Nuk ka limit moshe për Pap- testin. Edhe gratë që janë në menopauzë kanë nevojë për teste të rregullta. Gratë e moshës 65 deri 70 vjeç mund të flasin me mjekun e tyre nëse duhet të ndalojnë së bëri Pap-testet, pas të paktën 3 rezultateve normale dhe në dhjete vitet e fundit asnjë rezultat jo normal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 3 orë më parë