Çka duhet të dini për testin e shtatzënisë? NULL NULL 14.02.2018 21:30 14.02.2018 21:30 Një test shtatzënie mund te ju dhurojë femrave dy nga ndjesitë më të forta që mund të përjetojnë ndonjëherë. Lajmin e një shtatzënie shumë të dëshiruar, apo e kundërta. Sido qofshin pritshmërisë tuaja nga një test, informacionet e mëposhtme duhet t’i dijë çdo grua. Testi i shtatzënisë në disa raste mund të shfaqë menjëherë një rezultat të dukshëm, pra të arrijmë të shohim dy vija me ngjyrë të theksuar, dhe në disa raste nuk ndodh kështu. Ndodh që gruaja të jetë konfuze në momentin që në test shikon një vijë të kuqe dhe një tjetër të zbehtë. Edhe në këtë rast është e mundur që të jeni shtatzënë. Normalisht vija e parë që do të shfaqet do të jetë shumë e dukshme dhe e theksuar, dhe zakonisht e dyta shfaqet shumë e zbehtë sepse mund të ndodhë që të jeni në fillimet e hershme të shtatzënisë dhe për pasojë niveli i hormonit beta hCG të jetë shumë i ulët. Nëse do të provoni sërish pas disa ditës (zakonisht këshillohet pas 7-10 ditësh) mund të shikoni në test dy vija shumë të theksuara. Po nëse vija është gati e padukshme? Në këtë rast do të jetë shumë herët për të përcaktuar me anën e një testi nëse jeni apo jo shtatzënë, dhe duhet të prisni datën e ciklit për të parë nëse do të keni një mungesë apo jo. Gjithsesi, një përcaktim më të sigurt e bën analiza e gjakut, edhe në fazat e hershme të shtatzënisë. Prisni për të bërë testin e shtatzënisë derisa të kalojë data e ciklit me 4-5 ditë apo më shumë. Në këtë rast do të jeni në gjendje të merrni një përgjigje më të qartë dhe më të sigurt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 17 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 17 orë më parë