Çka do të thotë prekja e flokëve në publik? NULL NULL 13.01.2018 23:00 13.01.2018 23:00 Nusja e re në Mbretërinë e Bashkuar, Meghan Markle, e ka shprehi që t’i prekë flokët e saj në paraqitjet publike. Ndërsa sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Elizabeth Kuhnke-s, taktika e Markle-s me lojën me flokë është një gjest i zakonshëm që gratë e përdorin për ta qetësuar veten kur ndjehen nën presion, apo në siklet. “Është versioni i të rriturve sikur i fëmijëve që kapin lodrën e tyre të preferuar, fundin e mamasë apo dorën e babait kur ndjehen në ankth apo kur nuk dinë se çfarë të bëjnë apo thonë”, tha ajo. Autorja e librit “Body Language for Dummies”, këto komente i dha teksa fliste për revistën Femail. Megjithatë, Kuhnke shtoi se ky veprim nuk e ka medoemos kuptimin e njëjtë sikur Markle të ishte në një ambient tjetër, përpos atij publik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.