City tregon forcën, Sevilla e Liverpool ndajnë pikët NULL NULL 13.09.2017 22:55 13.09.2017 22:55 Skuadra nga Etihad Stadium dërrmoi Feynoord, ndërsa Sevilla dhe Liverpool nuk arritën më shumë se një barazim në përballjen që u luajt në Anfield Road Manchester City ka mposhtur Feynoord me rezultat 4:0 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Gjiganti anglez u tregua i pamëshirshëm, përmes dy golave të John Stones dhe nga një të Sergio Aguero e Gabriel Jesus. Në përballjen tjetër Sevilla dhe Liverpool u ndanë në paqe, duke barazuar 2:2 në takimin që u luajt në Anfield Road. Roberto Firmino dhe Mohamed Salah shënuan për anglezët, ndërs për skuadrën spanjolle për gola u kujdesën Wissam Ben Yedder dhe Joaquin Correra. Në takimet tjera Napoli u mposht nga Shakhtar Donetsk, Maribor barazoi me Spartak Moscow, si edhe RasenBallsport Leipzig me Monaco. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.