11:00, 14 Shkurt 2018

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po e konsideron transferimin e të riut të Sporting Lisbonës, Rafael Leao.

Sipas raportimeve të Record, Qytetarët duan ta sjellin Leaon në Etihad Stadium gjatë verës.

Ai aktualisht po e kalon një stinor impresiv për Sporting, dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin nga klubet si Chelsea dhe Manchester United.

Megjithatë, është lideri i Premier Ligës klubi që është afër që ta fitojë garën për 18 vjeçarin, madje është gati që t’i ofrojë 22.5 milionë funte për sulmuesin.