City ndalet me barazim (VIDEO) NULL NULL 21.08.2017 23:00 21.08.2017 23:00 Manchester City ka barazuar 1:1 me Everton në javën e dytë të Premier Ligës. Ishte Everton që befasoi vendësit duke shënuar përmes Wayne Rooney-t në minutën e 35-të. Më pas, Kyle Walker u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-të, dhe kështu City shkoi në pjesën e parë në disavantazh në rezultat dhe formacion. Sidoqoftë, goli i barazimit erdhi shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Sterling tundi portën e Pickford. Përpos në rezultat, skuadrat e përfunduan takimin baras edhe në kartonë të kuq, pasi që Schneiderlin i Everton u ndëshkua me të kuq në minutën e 88-të. Me këtë barazim City dhe Everton kanë nga katër pikë në pozitat pesë dhe tetë. https://www.youtube.com/watch?v=A2p5rL-FcBY https://www.youtube.com/watch?v=CubOziO6KgI *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.