Cili vendimi i Serbisë e zhgënjeu ambasadorin amerikan? NULL NULL 16.11.2017 12:30 16.11.2017 12:30 Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha sot se ishte i zhgënjyer që pas shumë vitesh nuk ka përgjigje ndaj pyetjes se kush ishte përgjegjës rreth urdhrit për tërheqjen e policisë dhe për mossigurimin e ambasadës së SHBA-së në 2008 në Beograd, pas tubimit “Kosova është Serbi”, kur ndërtesa u qëllua me gurë si dhe u dogj . “Ekzekutivi thotë se gjyqësori është duke bërë punën e vet dhe se nuk mund të ndërhyjë në procedurë. Gjykatësi ka marrë vendimin që e ka marrë dhe jemi të zhgënjyer që pas shumë vitesh ende nuk kemi përgjigjen e duhur se kush është përgjegjës për urdhrin ndaj policisë që të tërhiqet, kush është përgjegjës për shkatërrimin e madh të ambasadës sonë dhe veçanërisht për vdekjen e një personi”, iu tha ai gazetarëve, transmeton Klan Kosova. Dy ditë më parë, një gjykatë në Serbi i dënoi katër veta me kusht dhe la të lirë tre të tjerë që akuzoheshin se i kishin vënë zjarrin ambasadës amerikane në Beograd, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 43 sekonda më parë
Kosova GJKKO u sekuestron pasuria një shtetasi nga Kosova e tjetrit nga Shqipëria, hetohen për trafikim droge 1 minutë më parë
Kosova MSh-ja thotë se ka shënuar progres në menaxhimin e financave dhe integritetin institucional 4 minuta më parë