Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cili është motivi i vrasjes që ndodhi në Pejë?

NULL NULL
24.02.2017 23:24

Se cili është motivi i vrasjes që ndodhi të premten në qytetin e Pejës, policia ende nuk e di.

Brahim Neziri 56 vjeçar u vra, ndërsa djali i tij 27 vjeçar mbeti i plagosur në rrugën “Besnik Lajqi” në Zahaq të Pejës, mirëpo policia ende nuk ka detaje rreth motivit të kësaj vrasjeje, por thotë se po bashkëpunon me organet e drejtësisë për ta kuptuar arsyen e këtij krimi.

“Rreth orës 12-të ne kemi pranuar informatën se janë dëgjuar të shtëna në qytet. Dy të plagosur janë dërguar në Pejë, ndërsa njëri nga ta përkundër përpjekjeve të mjekësve, ka humbur jetën. Lidhur me rastin aty për aty kemi arrestuar njërin nga të dyshuarit, kurse tjetri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Por rreth orës 16 e kemi arrestuar edhe personin e dytë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, në një intervistë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Sipas tij, ky krim që ka ndodhur në Pejë, nuk e prishë rendin dhe qetësinë e qytetit edhe se policia po punon intenzivisht në trajtimin e krimeve që ndodhin në këtë rajon.

“Kemi pasur një gjendje të qetë, por në Pejë situata është e sigurt dhe nuk e ka prishur imazhin e rrethanave të sigurisë. Ne po bëjmë përpjekje që të merremi me të gjitha rastet e krimeve”.

Mirëpo siç merr vesh Klan Kosova, dorasi dhe viktima kanë lidhje familjare në mes vete dhe vrasja ka ndodhur për shkak të borxhit që viktima ia ka pasur vrasësit.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.