18:30, 18 Mars 2017

Çdokush që është i prekur nga sëmundja e psoriazës e di sa sa irrituese mund të jetë.

Kjo sëmundje e lëkurës, që në fakt është sëmundje e sistemin imunitar, ndodh kur qelizat e lëkurës rriten dhe paraqiten mbi sipërfaqen e lëkurës.

E në këto pjesë ndjeni dhimbje dhe kruarje.

Kjo sëmundje mund të jetë trashëguese apo edhe të zhvillohet nga shprehitë tuaja të jetesës.

Përderisa gjenetikisht nuk mund të ndërroni asgjë, mund të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Fillimisht  në çoftë se jeni duhanpirës duhet të ndaloni, ushqehuni me peshk, i cili është i pasur me yndyrëra të mira Omega 3 dhe përdorni sa më shumë boronicat, të cilat janë të pasura me antioksidantë.

Gjithashtu ju rekomandojmë që të përdorni sa më shumë perime siç janë spinaqi, patatet e ëmbla, karote apo brokoli.

Interesante