Cilat gra janë të rrezikuara nga diabeti i shtatzënisë NULL NULL 14.11.2017 13:30 14.11.2017 13:30 Momentalisht në botë janë 99 milion gra të cilat jetojnë me diabet, ky numër parashihet të jetë 313 milion deri në vitin 2040. Në çdo shtatë lindje një shtatzënë është e atakuar nga diabeti gestacional. Cilat gra janë të rrezikuara të kenë diabetin gestacional? Gratë me mbipeshë dhe obezitet (BMI mbi 25) Gratë Pa aktivitet të rregullt fizik Që kanë familjare të lidhjes së rendit të parë (nëna, baba, motra, vëllezër) me diabet Shtatzani të kaluar me diabet gestacional apo shtatzani të kaluar me foshnje të lindur me peshë mbi 4Kg Gratë që kanë ndonjë çregullim –sëmundje tjetër metabolike si hipertension apo çrregullim të nivelit të yndyrave Grate me sindrome të ovareve policistike Grate me prediabet Kujtojmë që 14 nëntori është dita botërore e diabetit. Kampanja e sivjetme është me moton “Gruaja dhe diabeti”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day