Cila nga gratë e politikanëve botërorë fitoi betejën për veshjen më të mirë? NULL NULL 27.05.2017 19:03 27.05.2017 19:03 Melania Trump e cila ka 47 vjeç, nxorri në pah një triumf tjetër të stilit të saj derisa u bashkua me bashkëshortet e tjera në takimin e Samitit të G7-tës në Catania të Italisë. Sakoja që ajo vendosi ta vesh në këtë takim ishte me një shtresë përplot me lule me vlerë prej 51 mijë dollarë, njofton Klan Kosova. Kjo sako e Zonjës së parë të SHBA-ve, i takonte markës Dolce & Gabanna të cilën e kishte plotësuar dhe më shumë me një çantë luksoze italiane me vlerë prej 1,630 dollarë, njofton Klan Kosova. Por, Akie Abe bashkëshortja e kryeministrit japonez Shinzo Abe, nuk mund të hynte aspak në konkurrencë me faktorin e ZonJës së parë të SHBA-ve, derisa ato u mblodhën në ballkonin e Pallatit të Çerikos për një foto të të gjitha bashkëshorteve. Emanuela Mauro, bashkëshortja e kryeministrit Italian Paolo Gentiloni e mbante atë rastësor në një tunikë të bardhë dhe pantallona të zeza të hollë derisa Malgorzata Tusk, e cila është bashkëshortja e presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, e poashtu dhe Amanda Succi, partnere e kryetarit të Bashkësisë së Catanjanës derisa zgjodhën të visheshin në të kuqe dhe të blu. Diku tjetër Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron e cila është 64 vjeçare, zgjodhi një pamje krejtësisht të ndryshme, duke u veshur me xhinse të bardha dhe me një bluzë të thjeshtë të kuqe. Pra, sigurisht që Zonja e parë e SHBA-ve, del të jetë fituesja për paraqitjen e saj të fundit në këtë takim, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Sami Kurteshit (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 21 minuta më parë