Cila ka qenë mbështetja që Shqipëria i ka dhënë Kosovës gjatë ilegalitetit? NULL NULL 16.05.2018 21:45 16.05.2018 21:45 Veprimtari që dikur vepronte në ilegalitet, Gani Sylaj, ka shkruar një libër rreth funksionimit të periudhës ilegale të viteve 70-ta. Ai, në Zona B të Klan Kosovës, ka folur për librin “Ilegal viteve shtatëdhjeta” dhe mënyrën se si kanë vepruar atë kohë dhe për atë se sa janë ndihmuar nga Shqipëria. Sylaj, i cili ka qenë tri herë i dënuar, ka treguar se gjithë motivimin për të vepruar ilegalisht e kishin marrë nga shteti shqiptar. “Në qoftëse në kemi bërë ndonjë veprim përmes grupimeve tona, Shqipëria e ka bërë propagandën që ishte shumë e nevojshme për ne”. “Tashmë dihet që përmes filmit, librit, TVSh-së, Radio Tiranës, Shqipëria ka qenë frymëzuese e çdo ditshme për ne”. “Ata nuk kanë mundur ta thonë botërisht, por përmes këtyre kanaleve na kanë mbështetur gjithmonë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë