Cila është fjala më e keqe që është përdorur në Gjermani vitin e kaluar? NULL NULL 10.01.2017 22:54 10.01.2017 22:54 Fjala më e keqe e vitit në Gjermani është “Volksverraeter” apo në shqip “tradhtar i popullit”, është marrë si një vendim nga një panel ekspertësh, transmeton Klan Kosova. Kjo fjalë konsiderohet nga shumë njerëz se ka një konotacion nazist dhe se kohët e fundit është përdorur shpesh nga grupet e ekstremit të djathtë. Vendimi është marrë si pjesë e konkursit për “Unwort des Jahres” në përkthim si “fjala më e keqe e vitit”. Konkursi mbahet çdo vit për të zgjedhur një fjalë që konsiderohet si diskriminuese, nxitëse dhe anti-demokratike. Në kohët e fundit, anëtarë të lëvizjes antiislamike “Pegida” në Gjermani, por edhe të partisë “Alternativa për Gjermaninë”, duket se e kanë përdorur fjalën “Volksverraeter” për të ofenduar. Gara është organizuar për herë të parë në vitin 1991, nën drejtimin e Shoqërisë për Gjuhën Gjermane të sponsorizuar nga shteti, por 4 vite më vonë u bë një kompeticion i pavarur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.