Cigaret elektronike të rrezikshme po aq sa duhani NULL NULL 21.10.2017 13:05 21.10.2017 13:05 Cigaret elektronike shkaktojnë dëme në mushkëri njëjtë si produktet e duhanit, është thënë në një studim të realizuar së fundmi. Studiues nga Universiteti i Karolinës së Veriut Chapel Hill kanë krahasuar me mostrat e pështymen nga duhanpirësit, ata që konsumojnë cigare elektronike dhe ata që nuk e konsumojnë duhanin. Të gjeturat kane treguar që përdoruesit e cigareve elektronike mund të zhvillojnë proteina të rrezikshme që lidhen me sëmundjet e mushkërive siç janë COPD dhe fibroza cistike. Tutje është thënë që këto pajisje nuk janë më të mira krahasuar me produktet e duhanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 17 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë