Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti u përpoq ta shiste foshnjen online

NULL NULL
28.03.2017 15:49

Një çift nga Tennessee është akuzuar pasi ka bërë përpjekje për të shitur një fëmijë pesë muajsh për 3,000 dollarë në Craigslist (ueb faqe për shitje online).

37 vjeçarja Deanna Lynn Greer dhe 26 vjeçari John David Kaini u arrestuan pasi dyshohet se dorëzuan fëmijën e tyre në mënyrë të fshehtë tek një oficer në këmbim të parave, transmeton Klan Kosova.

Ata u paraqitën në Gjykatë të hënën dhe janë duke u mbajtur nën akuzën se kanë abuzuar me fëmijën e tyre.

Policia e Greenville kanë bërë të ditur se ata kanë qenë të informuar edhe për shitjen e një foshnjes nga një çift tjetër.

Sherifi Pat Hankins ka thënë se për këtë rast, një polic me mision sekret ka kontaktuar çiftin në fjalë dhe kanë aranzhuar shitjen e foshnjes, jashtë një marketi ku edhe është bërë shkëmbimi.

“A mund ta besoni këtë? Ne e blemë një foshnje, kjo më shqetësoi shumë”, ka thënë zyrtari policor.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.