17:50, 2 Nëntor 2017

Dashuria mund të jetë e fortë, por ngandonjëherë fuqia e natyrës mund të jetë edhe më e madhe.

Një çift testoi lidhjen derisa po pozonin për fotografitë e albumit të dasmës së tyre një plazhin e një prej qyteteve të Kinës, shkruan DailyMail, përcjellë Klan Kosova.

Gruaja, e veshur me vello u rrëzua papritmas kur e goditi një valë derisa po qëndronte me bashkëshortin në një shkëmb ku dhe po putheshin.

Videoja tetë sekondëshe shfaq çiftin, nusen me të bardha e burrin me kostum, por që vala ia rrëmbeu nusen dhe u ndërpreu puthjen.

Por që më pas ka ndërhyrë dikush që t’i ndihmojë dhëndrit ta shpëtojë nusen. Nuk është qartësuar nëse ajo ka pësuar ndonjë lëndim ose jo.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Meipai më 30 tetor.

Interesante