Çifti përjashtohet nga taksi, pasi nis “lojën” në ulësen e pasme (FOTO) NULL NULL 20.12.2017 11:08 20.12.2017 11:08 Një çift eksitues, është përjashtuar nga taksi pasi janë filmuar teksa kishin nisur “lojën” në ulësen e pasme të veturës. Dyshja ka kërkuar që të dërgohen në shtëpi, por që kishin humbur durimin përgjatë rrugëve të Moskës, ku dhe kishin nisur marrëdhënien. Ata duket se nuk kanë qenë të vëmendshëm se po regjistroheshin nga kamera e vozitësit që kishte rastisur të jetë një bloger i videove në You Tube, përcjellë Klan Kosova. Në një pikë, pamjet tregojnë se si vozitësit i shkon buza në gaz dhe në anën tjetër ndjehet në siklet. Madje siç thuhet çifti i ka kërkuar atij t’ua lë makinën për të bërë seks, çka kishte ngjallur reagimin e tij duke i urdhëruar që të zbritnin. “A jeni me mend? Thoni t’ua lë makinën për të bërë seks në të? Shkoni në pub dhe bëjeni”, ua ka kthyer ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.