Çifti, dasmorëve: Nuk ju pranojmë me dhurata të lira, grim, facebook! NULL NULL 20.09.2018 11:47 20.09.2018 11:47 Dasmat kanë disa rregulla të pashkruara që mysafirët tradicionalisht i respektojnë, P.sh të ngrihesh në këmbë kur hyn nusja. Megjithatë jo për të gjithë vlejnë “rregullat” e njëjta. Madje disa dinë edhe t’ia teprojnë me kërkesat e tyre. Një rast i veçante ka tërhequr vëmendje dhe është bërë hit nëpër rrjetet sociale. Përmes një e-mailI, organizatorja e një dasme ka paraqitur disa kërkesa për të gjithë mysafirët që do të jenë pjesëmarrës në dasme, e që thjeshte duken “të çmendura”. Më poshtë gjeni këto kërkesa tejet qesharake të një çifti, identiteti i te cilëve nuk është bërë i ditur. Ju lutem ejani 15-30 minuta më herët Ju lutem mos u vishni me ngjyrë të bardhe apo krem Ju lutem mos bëni stilim flokësh tjetër përveç kapjes së thjeshtë Ju lutem mos ejani me fytyrën plot grim Mos incizoni gjatë ceremonisë Mos u kyçni në Facebook pa ju dhënë leje Përdorni #………. kur postoni fotografitë MOS KOMUNIKONI ME NUSEN NË ASNJË MËNYRË Të gjithë do të bëjnë gëzuar me Remy. Pa përjashtim Duhet të vini me një dhuratë në vlerë prej 75 funtesh apo më shumë, ndryshe nuk do të pranoheni në dasmë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 18/03/2024