Çiftet që vërtet e dashurojnë njëri-tjetrin shtojnë më shumë peshë NULL NULL 20.11.2018 21:44 20.11.2018 21:44 Sipas shumë studimeve, çiftet që raportojnë të jenë të lumtur dhe të kënaqur në lidhjen/martesën e tyre kanë më shumë gjasa të trashen. P.sh., hulumtimet e kryera nga Universiteti i Karolinës Veriore kanë analizuar peshën e më shumë se 8,000 personave dhe kanë konstatuar se një grua e martuar mund t’i shtojë mesatarisht 13 kilogramë gjatë pesë vjetëve të parë të martesës. Në anën tjetër, femrat të cilat nuk janë të martuara por bashkëjetojnë me partnerët, i shtojnë rreth 10 kilogramë, e ato që vetëm janë në lidhje i shtojnë vetëm 6-7 kilogramë, shkruan femina. Edhe meshkujt që kalojnë në tranzicion nga të qenit beqarë në një lidhje, shtojnë peshë diku rreth 13 kilogramë pas dy vjetëve. Thënë më thjesht, studimi ka arritur në një përfundim se ekziston një lidhje e fortë mes lidhjeve romantike dhe numrit të personave që janë mbipeshë. Sidoqoftë, ndonëse shtimi i peshës është evident në lidhjet afatgjate, vlen të ceket se ka edhe zvogëlim të dukshëm të abuzimit me duhan dhe alkool. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.