Çiftet që postojnë shumë fotografi në rrjete sociale, s’janë të lumtur NULL NULL 18.01.2017 13:30 18.01.2017 13:30 Çiftet të cilët e shprehin shumë dashurinë nëpër rrjete sociale, shpeshherë e bëjnë këtë gjë pasi nuk janë të sigurt për marrëdhënien e tyre. Sipas Nikki Goldstein, që është seksologe dhe eksperte e lidhjeve nga Australia, çiftet që postojnë shumë për njëri – tjetrin në rrjete sociale vetëm dëshirojnë t’ia dëshmojnë të tjerëve kinse janë të lumtur, transmeton Klan Kosova. “Për këta persona liket dhe komentet në një mënyrë ia vërtetojnë lidhjen dhe dashurinë që kanë”. Goldstein gjithashtu ka thënë që çiftet të cilët bëjnë shumë fotografi dhe i postojnë ato në rrjete sociale, i humbasin momentet që kanë me partnerët e tyre. “Çiftet të cilët mundohen shumë që të fotografohen e më pas të gjejnë filtrin e duhur për ta postuar, zakonisht i humbasin momentet me partnerin”. “Çiftet fotografohen, më pas i postojnë online dhe i shikojnë komentet dhe pëlqimet dhe nuk kënaqen nën shoqërinë e njëri – tjetrit”. Ajo gjithashtu sugjeron se përshkrimi poshtë fotografisë si “burri im” ose “gruaja ime”, mund të jenë shenja që tregojnë se ata e shohin partnerin si pronë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.