Çiftet që debatojnë mbeten bashkë NULL NULL 14.02.2018 15:00 14.02.2018 15:00 Nuk është një mesazh që mund të gjendet në kartolinat e Shën Valentinit, por studimi i fundit ka zbuluar se çiftet që debatojnëë mbeten bashkë. Çiftet që kanë debate efikase kanë 10 herë më shumë gjasa të kenë një marrëdhënie të lumtur sesa ata që “fusin temat e vështira nën tepih” (evitojnë debatet), sipas një studimi me pothuajse 1000 pjesëmarrës, transmeton Klan Kosova. Shumë çifte gabimisht besojnë se shmangia e diskutimit të çështjeve të ndjeshme do të thotë të evitojnë një argument, i cili në fakt mund t’i bëjë mirë marrëdhënies së tyre, tha Joseph Grenny, bashkëautor i “Crucial Conversations”, bestsellerit të New York Times. “Gabimi më i madh që bëjnë çiftet është shmangia e debatit. Ne ndiejmë diçka por nuk themi asgjë. Të paktën deri sa nuk mund ta përballojmë më”. “Ne tentojmë t’i shmangim këto biseda sepse jemi të vetëdijshëm për rreziqet e të folurit dhe diskutuarit hapur, por nuk jemi të vetëdijshëm për rreziqet që na presin kur nuk flasim për ato që ndjejmë. Ne tentojmë të peshojmë vetëm rreziqet e menjëhershme dhe të dukshme pa marrë parasysh kostot afatgjata për intimitet, besim dhe lidhjen e dashurisë”, ka thënë ai. Më shumë se katër në pesë të anketuar thanë se komunikimi i dobët ka luajtur rol në një marrëdhënie të mëparshme të dështuar. Por sipas tij, më pak se një në pesë persona besojnë se zakonisht nuk duhet të fajësohen kur një bisedë nuk shkon mirë. “Gabimi më i madh dhe i pavetëdijshëm që bëjnë çiftet është mosmarrja e përgjegjësisë emocionale për ndjenjat e tyre. Ne mendojmë se të tjerët na bëjnë të ndihemi ashtu si ndihemi dhe nuk e shohim rolin tonë në emocionet tona. Kjo është arsyeja pse kur ne i diskutojmë shqetësimet tona me të dashurin ose të dashurën tonë, jemi shpesh të mbushur me faj”, tha ai. Grenny tha poashtu se tre temat më të vështira për çiftet për të diskutuar ishin seksi, financat dhe zakonet irrituese. “Suksesi i lidhjeve të dashurisë varet nga mënyra si diskutojmë për çështjet e ndjeshme. Dashuria e vërtetë do mund. Një lidhje e vërtetë dashurie nuk është vetëm mbi dashurinë por edhe sinqeritetin dhe të vërtetën”. Si të debatoni me partnerin në mënyrë efikase? Menaxhoni mendimet Zbutni paragjykimet Lëreni partnerin fillimisht ta kuptojë se e respektoni dhe ndjeni për të. Filloni debatin me fakte Jini të sinqertë Nëse jeni të hapur t’i dëgjoni shqetësimet e partnerit, edhe ai do të ju dëgjojë juve *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.