Çift miliarderësh NULL NULL 19.05.2017 11:00 19.05.2017 11:00 Këngëtarja e famshme amerikane, Byonce (Beyoncé Giselle Knowles-Carter) dhe burri i saj, po aq i famshëm, reperi, Jay Z (Shawn Corey Carter), kanë shënuar fitime marramendëse kohëve të fundit dhe tani pasuria e tyre vlen miliarda, njofton Klan Kosova. Sipas revistës amerikane të biznesit Forbes, dyshja tashmë kanë pasuri prej 1.16 miliardë dollar. Vetëm Byonce ka pasuri prej 350 milionësh – femra më e pasur e showbizit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Jay Z, që aftësitë e tij të biznesit janë të njëjta, në mos më të mira se të këndimit, gëzon pasuri prej 810 milionë dollarësh. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.