GOP 2016 Trump
10:05, 12 Janar 2017

CIA beson që Rusia mund të ketë më shumë se një regjistrim të presidentit në ardhje, Donald Trump, me prostituta.

Trump dhe Kremlini zyrtar i kanë mohuar pretendimet që ende nuk janë të konfirmuara, që Rusia posedon materiale degraduese për figurën e Trump.

Gazetar i BBC, Paul Wood tha që CIA iu është përgjigjur pyetjes së tij lidhur me këto materiale duke thënë se ato janë “të besueshme”.

“Me siguri që ekziston më shumë se një regjistrim, dhe nuk ka vetëm pamje por edhe me zë, është më shumë se një takim dhe jo vetëm në Moskë por edhe në Shën Petersburg”, ka thënë Paul Wood.

 

Interesante