Chyna akuzon Tyga-n që nuk paguan shpenzimet e të birit NULL NULL 29.03.2017 23:14 29.03.2017 23:14 Ajo nuk është prej personave që nuk shpreh atë që e mendon. E kësaj radhe Blac Chyna është “shfryre” ndaj ish të fejuarit të saj Tyga, përderisa ka thënë që ai nuk është duke paguar shpenzimet për të birin e tij. Në rrjetin social Snapchat, Chyna ka publikuar disa shkrime të njëpasnjëshme duke kërkuar nga Tyga që të përballet me të. Ajo në këto shkrime madje kishte përfshirë edhe të dashurën e tij Kylie dhe vëllanë e saj Rob, me të cilin Chyna ka një vajzë dhe ishte ndarë nga ai muajin që shkoi. Në këto shkrime Chyna e shanë Tygan si dhe thotë që ai merr para nga Kylie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.