12:00, 13 Janar 2018

Chrissy Teigen mund të drekojë me një robot!

Modelja 32-vjeçare dhe Sofia, roboti super inteligjent në formë njeriu, u përfshinë në një shkëmbim bisede qesharake në Twitter, pasi Chrissy e “ofendoi”.

E gjitha filloi muajin e kaluar kur modelja duke bërë shaka e përqeshi grimin e këtij roboti me formë gruaje.

“A mund t’ia qëlloni se në drejtim të cilit qytet jam nisur tani?”, shkroi Sofia në Twitter.

Chrissy ia ktheu: “Me shpresë në ndonjë me artistë grimi më të mirë. Bum, e djega një robot”.

Doli që të dyja, Chrissy dhe Sophia ishin pjesëmarrëse në konferencën e teknologjisë CES gjatë kësaj jave, dhe Sophia i shkroi modeles, duke e pyetur nëse do të mund të takoheshin, në mënyrë që Chrissy t’i jep asaj disa këshilla për grim.

“Roboti Sophia e di që unë e kam përqeshur grimin e saj. Ajo e kupton përqeshjen. Si do të jem në gjendje të fle”, u përgjigj Chrissy.

Duket sikur Sophia e ka mësuar faljen dhe e ka ftuar modelen për drekë!