Chrissy Teigen tërheqëse edhe gjatë shtatzënisë NULL NULL 25.11.2015 23:00 25.11.2015 23:00 Chrissy Teigen është një mama e ardhshme shumë tërheqëse. 29 vjeçarja e ka shfaqur barkun e saj me një bluzë të shkurtër të zezë, derisa është parë të shëtitet me bashkëshortin e saj John Legend – ndërsa tabloidët amerikanë janë të fiksuar me stilin e saj të veshjes gjatë kësaj kohe të shtatzënisë! “Chrissy po ndihet për mrekulli!”, ka thënë një burim i afërt për revistën E!. “John është treguar mjaft përkrahës gjatë shtatzënisë së saj. Është shumë kënaqësi për ta që e shohin se si barku i saj po rritet”. Çifti e ka publikuar lajmin e lumtur në muajin a kaluar, pas një “lufte” të gjatë me infertilitetin. Tani që më në fund Chrissy është shtatzënë, zogjtë e dashuruar mezi presin për t’u bërë prindër. “Chrissy nuk mund të presë derisa të bëhet nënë. Ajo është pak nervoze por e di se ata do të jenë prindër të mrekullueshëm. Ështe bekim i madh për ata të dy. John përfundimisht do të bëjë disa këngë për fëmijë”, ka shtuar burimi, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.