Chris Soules lëshon deklaratë pas arrestimit NULL NULL 25.04.2017 23:00 25.04.2017 23:00 Chris Soules ka lëshuar një deklaratë (nëpërmjet avokatit të tij), pas arrestimit të tij. “Chris Soules ishte përfshirë në një aksident të hënën mbrëma në një pjesë rurale të Lowa’s pranë shtëpisë së tij. Ai u pikëllua kur mësoi se Kenneth Mosher, personi tjetër në aksident, vdiq. Ngushëllimet dhe lutjet e tij janë me familjen e personit tashmë të ndjerë”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova. Nëse nuk e keni lexuar gjatë ditës, u raportua se Chris përplasi një traktor me rimorkio, aksident ky që shkaktoi vdekjen e Mosher dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua dhe aktualisht po mbahet në paraburgim policor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.