Chris Pratt e Anna Faris të ndarë, por nuk mund të jetojnë larg njëri-tjetrit NULL NULL 08.11.2018 11:08 08.11.2018 11:08 Chris Pratt e Anna Faris janë të ndarë, por nuk do të jetojnë shumë larg njëri-tjetrit, kjo është pjesë e marrëveshjes së tyre të divorcit. Çifti divorcin e arritën me ndihmën e një gjyqtari privat, i cili sapo nënshkroi marrëveshjen ata ranë dakord që të jetojnë jo më shumë se tetë kilometra larg për pesë vitet e ardhshme, transmeton Klan Kosova. Klauzola kërkon që ky rregull të qëndroj derisa djali i tyre, Jack, të përfundojë klasën e gjashtë. Por, nëse njëri për ndonjë arsye ka nevojë të ndryshojë vendbanim duhet ta njoftoj palën tjetër me shkrim tre muaj përpara se të lëvizë, sipas këtij dokumenti të nënshkruar. Gjithashtu, nëse dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit me djalin e tyre duhet të njoftojnë njëri-tjetrin 30 ditë më herët. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.