Cheryl Burke njofton për vdekjen e babait NULL NULL 20.03.2018 15:50 20.03.2018 15:50 Cheryl Burke ka dhënë një lajm të dhimbshëm. Të hënën në mbrëmje, ylli i “Dancing With the Stars” shfrytëzoi Instagramin për të zbuluar se babai i saj kishte vdekur në fillim të këtij muaji, transmeton Klan Kosova. “Babi, po të kisha një shans tjetër të ishe me mua sot, do të bëja gjithçka ndryshe”, shkroi Cheryl. “Çdo ditë do të tregoja se sa shumë të dua, më mungon aq shumë”. Ajo shtoi: “Pusho i qetë, Stephen Louis Burke, 13 prill 1950 – 9 mars 2018”. Postimi i saj përfshinte një fotografi të kthyer mbrapa në kohë të babait të saj duke e puthur të bijën në ballë. Pasi ky post u pa, disa nga miqtë e saj shprehën ngushëllimet e tyre në mediat sociale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.