23:00, 12 Gusht 2017

Chelsea është e gatshme që ta bëjë një ofertë të dytë 25 milionë funtëshe për mesfushorin e Leicester City-t, Danny Drinkwater, raporton The Daily Telegraph.

Leicester veçse e ka refuzuar ofertën 15 milionë funtëshe të Chelseas për Drinkwater, por kampionët aktualë të Anglisë po planifikojnë që të rikthehen me një ofertë të përmirësuar, teksa Antonio Conte po ndjek së paku edhe tre nënshkrime para mbylljes së afatit kalimtar.

Interesante