13:18, 6 Dhjetor 2018

Chelsea kanë filluar bisedimet me Napolin për blerjen e mbrojtësit të krahut të djathtë, Elseid Hysaj, në janar, raporton Calciomercato.

Trajneri i Të Kaltërve, Maurizio Sarri, synon ta marrë në klubin e tij të ri shqiptarin të cilin gjithashtu e kishte marrë me vete te Napoli nga Empoli.

Hysaj ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, por Chelsea po shpreson që ta ulë këtë shifër.