Charlize Theron në depresion pasi shtoi peshë për një rol NULL NULL 19.04.2018 11:30 19.04.2018 11:30 Aktorja Charlize Theron do të shfaqet në rolin e një nëne mbipeshë në filim “Tully”, i cili do të publikohet javën e ardhshme. E pasi shtoi rreth 20 kile në peshë për këtë rol, Theron ka treguar se ishte ndjerë depresive me mënyrën e re të jetesës, duke ngrënë ushqime të procesuara dhe me shumë yndyrë. “Kam dashur të ndjej atë çka ndjenë personazhi i filmit. Ishte surprizë për mua. U futa aq thellë në karakter dhe u preka nga depresioni. Për herë të parë në jetë isha duke ngrënë sasi të mëdha të ushqimeve jo të shëndetshme. Nuk isha shoqëri e mirë gjatë këtij filmi” është shprehur aktorja në një intervistë për Entertaiment Tonight. Ajo ka treguar se si e kishte mbajtur peshën, madje edhe duke lënë alarme për t’u zgjuar në mes të natës dhe për të ngrënë diçka. E sa i përket periudhës për humbjen e peshës, ajo ka thënë se i është dashur të punojë një vit dhe se ishte mjaft e vështirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.