Channing Tatum në lidhje me Jessie J? NULL NULL 11.10.2018 21:00 11.10.2018 21:00 Thuhet se Channing Tatum dhe Jessie J janë në lidhje. Aktori 38-vjeçar i është bashkuar këngëtares 30-vjeçare në turneun e saj të tanishëm, sipas Us Weekly, transmeton Klan Kosova. Channing është parë në koncertet e Jessie në Seattle dhe Salt Like City gjatë javës së kaluar. Çifti i ri i përfolur u pa edhe duke luajtur mini-golf në Seattle, sipas një burimi. Nuk është e qartë kur ka nisur takimi mes tyre, por raportimet e fundit pohojnë se ata janë duke u parë me njëri-tjetrin për disa muaj. Channing dhe ish gruaja e tij Jenna Deëan, njoftuan gjatë muajit prill se po ndaheshin pas nëntë vjet martesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.