Challandes debuton me fitore, Kosova mund Madagaskarin NULL NULL 24.03.2018 20:59 24.03.2018 20:59 Selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka debutuar sot me fitore, pasi arriti që ta mposhtë minimalisht Madagaskarin me rezultat 1:0. Mjaftoi një gol i Edon Zhegrovës në minutën e 48-të, që Kosova të dalë fitimtare në këtë miqësore, njofton Klan Kosova. Takimin e radhës, kosovarët e zhvillojnë pas tre ditësh ndaj një tjetër kombëtareje afrikane, Burkina Fasos. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë