Çfarë thotë Ismail Tasholli për ‘Rastin Maxhuni’? NULL NULL 22.10.2018 21:59 22.10.2018 21:59 Duke folur për ‘Rastin Maxhuni’, filozofi Ismail Tasholli, ka thënë se Institucioni i AKI-së është lënduar në kuptimin që ka humbur kredibilitetin e vetë me këtë ngjarje, njofton Klan Kosova. ‘Nuk besoj që ka faj babai, por megjithatë është ai kredibiliteti i një Institucioni të ndjeshëm si AKI’, tha Tasholli në emisionin Zona B në Klan Kosova. ‘Mos të harrojmë që ndoshta një dorëheqje e Maxhunit kishte me qenë e frytshme’. ‘Nuk guxojmë ta fusim perspektivën e pedagogjisë për me problematiku këtë fenomen që ka ndodhur me familjen Maxhuni. Mendoj që individualizmi është ajo që thërret në përgjegjësi. Kur kalon moshën madhore më nuk ke përgjegjësi’. ‘Ai djalë është i rritur dhe ka përgjegjësi për çdo veprim që e bën. Në aspektin juridik, etik por edhe moral, ai është i vetëdijshëm’. ‘Janë terrene super hipotetike ku gjithkush ka të drejtë, është kjo lehtësia që ndërtohet mbi terrenin hipotetik. Ka mundësi edhe t’ia montonte dikush prej miqve apo armiqve. Nëse ai ka qenë i dobët përball këtyre kurtheve është problem i tij por përdorimi politik që po i bëhet figurës së tij është e padrejtë sepse është e pamoralshme pa pritur së paku disa gjëra të sqarohen ose ta presim një lloj zbardhje’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 41 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 56 minuta më parë