Çfarë thotë Arben Gashi për idenë e korrigjimit të kufijve? (VIDEO) NULL NULL 16.11.2018 19:05 16.11.2018 19:05 Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, që u bë temë kryesore në vend, pasi presidenti Hashim Thaçi propozoi bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. “Ky është një proces që është tash e 19-20 vjet në Kosovë që ka pasë të bëjë fillimisht me tri komunat në veri të Kosovës dhe më pas janë bërë katër komuna me proces të decentralizimit”. “Në vitin 2013-2014, presidenti i sotëm atëherë kryeministër i kohës [Hashim Thaçi] ka bërë marrëveshjen e parë të parimeve ku u vendos themelimi i një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe që do të përfaqësonte komunat me shumicë serbe dhe do të kishte autonomi territoriale dhe politike si dhe kompetenca të zgjeruara në shumë fusha”. “I njëjti person [Hashim Thaçi] ka arritur ta ngrijë këtë nivel në çështje të diskutimit për korrigjime territoriale për të cilat nuk ka shumë informacion”. Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për hipotezën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Gjithmonë gjithçka mund të parandalohet – është një ide që nuk është bërë akoma vendim. Sa më shumë që shkon kjo ide drejt vendimit, aq më shumë vështirësohet mundësia e bllokimit të kësaj ideje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 55 minuta më parë