Çfarë po përdorin yjet në vend të shamponit të flokëve? NULL NULL 21.07.2017 15:00 21.07.2017 15:00 Po shtohen gjithnjë e më shumë njerëzit e famshëm që po heqin dorë nga përdorimi i shamponit të flokëve. Në vend të saj, zgjedhin të përdorin përbërës natyral. Mes tyre, më të vendosurat janë Amanda Seyfried, Adele dhe Gwyneth Paltrow. Krehja voluminoze e Adele dhe flokët e gjatë e të shndritshëm të Amanda Seyfried dhe Gwyneth Paltrow e kanë një sekret. Pas ‘kokave’ më të famshme të ekranit ka një moto: zero shampon! Tendenca quhet “NO Poo” dhe në kohët e fundit po i bashkohen njerëz gjithnjë e më shumë, shkruan Living. Jo vetëm blogeret e bukurisë por edhe yjet e ekranit kanë vendosur të përdorin sodën e bukës në vend të kimikateve të shampove. Edhe aktori Brad Pitt i është bashkuar kësaj metode natyrale duke deklaruar se preferon të mos përdorë toksinat e shampoos që dëmtojnë jo vetëm lëkurën por edhe ambientin. Alternativat për të zëvendësuar shampon janë disa; që nga soda e bukës, uthulla e mollës, vaji i kokosit që mund të shërbejë si krem zbutës etj. Të gjitha zgjedhjet bëhen varësisht llojit të flokëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 21 orë më parë