Çfarë po ndodhë me aeroplanin e nisur nga Prishtina për në Stamboll pas sulmit? NULL NULL 28.06.2016 23:03 28.06.2016 23:03 23:03 Në ueb-faqen zyrtare të kompanisë ajrore Turkish Airlines thuhet se aeroplani i nisur nga Prishtina ka ateruar në Ataturk rreth orës 23:26, sipas orës lokale në Turqi, njofton Klan Kosova. 22:53 Një aeroplan që është nisur nga aeroporti i Prishtinës për në aeroportin Ataturk në Stamboll, tashmë gjendet në hapësirat e Stambollit por nuk dihet ku do të ateroj pas sulmit që ka ndodhur atje. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Valentina Gara zëdhënëse e aeroportit “Adem Jashari”, njofton Klan Kosova. “Turkish Airlines është nisur nga aeroporti ynë dhe është në hapësirat e Stambollit tani, por a do të ateroj apo jo kjo varet nga autoritetet e aeroportit të Ataturkut”. Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur nga sulmin me bombë në aeroportin Ataturk në Stamboll, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Sipas raportimeve të ndryshme ka qenë te paktën një sulmues me bombë. 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar në spitalet më të afërta. Policia ka hapur zjarr ndaj të dyshuarit në një nga hyrjet e aeroportit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 14 minuta më parë