Çfarë ndodhi në Samitin e Brdo-Brijonit (VIDEO) NULL NULL 26.11.2015 20:22 26.11.2015 20:22 Presidentja Kolinda Grobar Kitaroviq, së pari e pret homologun e saj slloven, Borut Pahor, me të cilin së bashku e e organizonnë Samitin e Brdo-Brionit, që kësaj radhe po mbahet ne Zagreb. Kështu si nikoqir këta të dy iu dëshirojnë mirëseardhje përfaqësuesve nga Brukseli, fqinjësia e nga Uashingtoni, njofton Klan Kosova. Krerët e shteteve të rajonit, vijnë me radhë. E në mesin e tyre është edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Këtu erdhi edhe serbi, Tomisllav Nikoliq, i cili homologes së tij kroate ia rrëmbeu një puthje me tepër se të tjerët. E pas presidentëve, me gjysmë ore vonesë, mbrrin edhe njeriu i dytë i SHBA-ve, Joe Biden. Në fillim bëhet fotoja familjare e me pas punimet e samitit vazhduan me dyer të mbyllura. Me të përfunduar ai, ishte caktuar nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, por cereominë e vonon takimi kokë më kokë i Jahjagës me Biden. Me të arritur këta të dy, filloi edhe nënshkrimi i deklaratës për bashkëpunim. Por në momentin kur firmën e saj e vendoste Jahjaga, Nikoliq bëri një veprim të çuditshëm. Për këtë duket se u arsyetua para amerikanit. E kur nënshkroi vet, u kujdes që të mos zë vend afër presidentes së Kosovës, gjë që shkaktoi të qeshura tek të pranishmit. Në konferencën e mbajtur për media pyetjet nuk ishin të lejuara. Biden pati një muhabet me gazetarët, për shkak te problemeve teknike. Më të përfunduar deklarimet mediale, , amerikani i kushtoi pak kohë maqedonit George Ivanov. Por kohën me të madhe e kaloj duke biseduar me anëtarin musliman të kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq. Kjo bëri që dy nikoqirët të presin pak. Me ta përfunduar muhabetin, bashkë me Bidenin u larguan të gjithë dhe gjithçka mori fund për samitin e Berdo – Brionit për këtë vit. Kronikë e Kosovë Gjocit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 10 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 27 minuta më parë