Çfarë mund të ndiqni sonte në Lajmet e Klan Kosovës? NULL NULL 11.01.2017 18:45 11.01.2017 18:45 Edicioni qendror i lajmeve në Klan Kosova, sjell sonte rrëfimin e burrit i cili mbijetoi pa lëndime shkeljen nga traktori. Aty do të mund të mësoni edhe arsyet pse u mbyllen shkallët e qendrës së emergjencës në Qendrën kryesore spitalore të vendit? Gjithë këto, krahas edhe lajmeve e kronikave tjera: Pjesë e cilit film ishte Niva me mbishkrimin “Milicija” që u konfiskua në Graçanicë? Kush po i merr lëvdatat për 15 autobusët e rinj që nisën qarkullimin në Prishtinë? Çfarë zotimi dha kryeministri Isa Mustafa para lapidarit të Enver Malokut? Kujt iu falënderua Barak Obama në fjalimin e tij të fundit, e me kë u mor Donald Trump në adresimin e tij parainuagurues? Në orën 20:00, do të ketë edhe shumë lajme tjera. Na ndiqni! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 25 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 31 minuta më parë