Çfarë kompanie është facebook sipas Edward Snowden? NULL NULL 19.03.2018 13:05 19.03.2018 13:05 Ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar (NSA), Edward Snowden ka sulmuar gjigantin Facebook, përmes një cicerime të tij të publikuar. Snowden e quajti Facebook, biznes që fiton para duke grumbulluar të dhëna të jetëve private të huaja, njofton Klan Kosova. Ky reagim i tij erdhi pasi gjiganti i medias sociale pezulloi Cambridge Analytica, një firmë analitike të të dhënave që ka punuar për fushatën e Presidentit Trump. “Bizneset që fitojnë para duke grumbulluar dhe shitur të dhëna të detajuara të jetës private dikur u përshkruan qartë si” kompani të mbikqyrjes “, tha Snoëden. “Rilindja e tyre si media sociale është mashtrimi më i suksesshëm që nga Departamenti i Luftës u bë Departamenti i Mbrojtjes”, ka përfunduar ai statusin e tij, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit (VIDEO) 13 minuta më parë