15:07, 13 Shkurt 2018

Këtë të martë është publikuar një studim i ri, pas një iniciative në të cilën synim ishte studimi i shëndetit të grave.

Me theks është trajtuar shkaku se për çfarë më së shumti stresohen gratë.

Dhe nga studimi i të dhënave, ka dalë se 37 përqind e grave stresohen për shëndetin e prindërve të tyre. Jo kaq edhe për fëmijët.

Vetëm 23 përqind e afro dy mijë grave kanë deklaruar se i brengos shëndeti i fëmijëve dhe vetëm 15 përqind për bashkëshortët, përcjell Klan Kosova.

“Kujdesi për fëmijët nuk është e vështirë, por është më e definuar dhe e parashikueshme”, kurse është krejt e kundërta për prindërit”, janë deklaruar gratë.

Interesante