Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë duhet të dini për gripin

NULL NULL
23.10.2016 20:00

Viroza, ose gripi, është një sëmundje respiratore e shkaktuar nga një virus. Gripi është ngjitës dhe zakonisht përhapet nga kolla dhe teshtimat e personit të infektuar.

Gripi është më i zakonshëm në periudhën e vjeshtës dhe dimrit. Periudha dhe kohëzgjatja e gripit sezonal varion, por aktiviteti i virozës fillon dhe rritet në tetor. Periudha kulmore e gripit është muaji dhjetor dhe mars, megjithëse kjo mund të zgjasë deri nga fundi i majit.

Njerëzit me grip zakonisht kanë disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme:

Temperaturë ose ethe

Kollë

Gërvishtje të fytit

Hundë të bllokuara

Dhimbje muskulare

Dhimbje koke

Lodhje(këputje)

Disa njerëz mund të kenë të vjella dhe diarre, megjithëse këto janë më të zakonshme te fëmijët sesa te të rriturit.

Është e rëndësishme të theksohet që jo të gjithë njerëzit me grip kanë temperaturë.

Shumë nga ekspertët besojnë se gripi përhapet kryesisht përmes spërklave që vijnë nga kolla, tështima apo e folura e njerëzve me grip.

Këto spërkla mund të arrijnë në gojën ose hundët e njerëzve që janë aty pranë. Gjithashtu një person mund ta marrë gripin duke prekur sipërfaqe ose objekte që kanë virusin e gripit mbi to dhe pastaj të prekin gojën, sytë ose hundët e tyre./Albeu

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.