Çfarë duhet të dinë gratë para menopauzës? NULL NULL 16.09.2018 09:32 16.09.2018 09:32 Menopauza është periudha që shënon fundin e menstruacioneve. Ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, por më të zakonshmet janë HRT (terapi zëvendësuese hormonesh). Por ka shumë paqartësi në lidhje me sigurinë e tyre. Nëse jeni në prag të menopauzës, ja çfarë duhet të din Femrat në këtë periudhë duhet të qëndrojnë në kontakt me mjekun sidomos në qoftë se kanë efekte negative. Ato duhet të marrin këshilla dhe të marrin trajtimin dhe diagnozën e duhur. Terapia HRT HRT nuk është e sigurt. Sipas disa studimeve, kjo terapi ndihmon në periudhën e menopauzës, por mund të shkaktojë kancer gjiri më pas. Kjo është një arsye që shumë femra nuk po i nënshtrohen kësaj terapie. Mosha mesatare për menopauzën Menopauza ndodh gjithmonë pas moshës 50 vjeç. Mosha mesatare për gratë për fillimin e menopauzës është 51 vjeç. Shumica e femrave përjetojnë menopauzën e hershme, e cila ndodh në moshën 45-55 vjeç dhe ato duhet të jenë të vetëdijshme që menopauza e hershme mund të ndodhë në çdo kohë pas të 40-ave. Femrat duhet të vizitohen në fillimet e menopauzës për të marrë ndihmën mjekësore, sepse mungesa e estrogjenit mund të çojë në kushte më të rënda si osteoporoza. Simptomat e menopauzës Femrat duhet të jenë të vetëdijshme se menopauza ka simptoma të ndryshme. Shumica e femrave ndiejnë afshe të nxehta dhe djersijnë gjatë natës, mund të kenë imunitet të dobët, thatësi vagjinale dhe dhimbje koke. Simptomat ndryshojnë në varësi të ndryshimit të humorit. Madje shumë femra përjetojnë ankth dhe depresion. Humbja e dëshirës seksuale Humb dëshira për seks sepse ulet numri i hormoneve. Shumë femra gjatë menopauzës përjetojnë humbjen e dëshirës seksuale dhe kjo shkaktohet nga mungesa e hormoneve seksuale. Por sipas studimeve, mungesa e dëshirës për seks vjen edhe për shkak të thatësisë vagjinale. Ndalimi i periodave dhe perimenopauza Në fillimet e menopauzës disa femrave mund t’u vijnë periodat gradualisht deri në momentin që nuk do t’u vijnë më, kurse për disa të tjera është më e dhimbshme sepse periodat nuk vijnë dhe kjo quhet periudha e perimenopauzës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë