19:31, 10 Qershor 2018

Sot është varrosur legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Fotografia e të ndjerit valëvitej në qiell derisa i ndjeri po varrosej, njofton Klan Kosova.

Këtë moment e ka kapur Ledri Vula dhe e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar: “Lamtumira e fundit Legjendes”.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mëngjesin e së shtunës që sapo e lamë pas në moshën 57-vjeçare.