14:13, 13 Qershor 2018

Ndaj kërkesave të artistëve për Teatrin Kombëtar ka reaguar sërish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili bëri thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje.

Ai i bëri apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës të dëgjojë sugjerimet e komunitetit të artistëve.

“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thotë Meta në mesazhin e tij, shkruan Top Channel.

Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.