18:24, 14 Qershor 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka falënderuar deputetin e Partisë Social Demokrate, Faton Topallin, që po ndihmon për ta zgjidhur çështjen e Kartonit të Gjelbër, njofton Klan Kosova.

“Falënderoj deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Faton Topallin, për interesimin e vazhdueshëm, si dhe deputetët tjerë dhe të gjitha institucionet e vendit, që po ndihmojnë për ta zgjidhur çështjen e Kartonit të Gjelbër”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

klankosova.tv+